Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë peshkatarët duke u shprehur se peshkimi është cilësuar me pikët maksimale nga BE.
Me anë të një mesazhi në “Facebook”, Luca shprehet se Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar, si parim i plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në BE.
“Një lajm të gëzuar dua të ndaj me ju miq. Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar si pararojë e plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Suksese kolegëve të mi peshkatarë dhe rritmi ynë le të mos ndalet”, shprehet Luca.