Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Një pjesë e mirë e shqiptarëve të kohëve moderne i njohin mrekullitë e arkitekturës otomane. Krenaria dhe luksi i Perandorisë shpërfaqet sidomos në kryeqytet, në Stamboll, përmes disa kryeveprave botërore, objektesh kulti të jashtëzakonshme, por edhe ndërtimesh të tjera të shkëlqyera, më shpesh të lidhura me Sulltanët e njerëzit e tyre të afërt, si për shembull kompleksi i banimit Top Kapi. Por pakkush ka informacion se pjesa më e rëndësishme e këtyre ambienteve mahnitëse, që i kanë rezistuar kohës dhe që përbëjnë atraksione turistike për njerëz nga e gjithë bota, kanë autorësinë e një plejade të shkëlqyer arkitektësh me origjinë…
Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe! Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku…
Plani i qeverisë për të vendosur fashë për konsumin e energjisë nga 700 kilovat/orë që ishte menduar fillimisht, do të rritet në 800 kilovat/orë. Kështu ka deklaruar ministrja e Energjisë Belinda Balluku. Ajo u shpreh se abonentët që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë. Sipas ministres, pritet që ky ndryshim të nisë nga muaji Shtator. “Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave,…
Ditën e sotme, kreu i Kadastrës Artan Lame, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur për përmbylljen e procesit të regjistrimit të të gjitha pasurive për banorët e fshatrave të Tiranës. Ai ka dhënë dhe një lajm të mirë për ta, që të rrinë të qetë pasi nuk do ketë më mbivendosje pronash. “Kjo është lista me AMTP e vërteta, që ja kemi çuar çdo zyre, ndaj dhe qytetarët tashmë duhet të rrinë të qetë, sepse nuk ndodh më që të zgjohen me dikë, që ju është mbivënë. Madje, mund të zgjohen me zbulimin se çfarë…
Moderatorja e njohur Bora Zemani, nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se moderatorja nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes. Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, ajo u shpreh se është shumë e emocionuar, duke zbuluar se arsyeja është pikërisht përfundimi i sezonit të “Për’puthen.” Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është i fundit për të. Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing With the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie…
Një incident i rëndë diplomatik ka ndodhur për shkak të një postimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në faqen e tij zyrtare të certifikuar në Instagram është bërë një postim provokues që ka ndezur pakënaqësi dhe reagime të shumta të politikanëve, qytetarëve por edhe të Bashkimit Europian. Vuçiç postoi një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, gjë që është një provokim i hapur në kohën kur e gjithë bota, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke ushtruar presion për avancim në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, me njohjen nga Serbia të Kosovës si një shtet i pavarur…
Mbrëmja e djeshme, e programit “Big Brother Vip”, ka qenë e mbushur me emocione dhe debate të forta, ku të nominuarit ishin Luizi, Kristi dhe Armaldo. I eliminuari ishte Armaldo, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mirëpo, aktorja Olta Gixhari, u bë keq nga largimi i tij dhe fajësoi Luizin, pasi ishte ai shkaktari i nominime mit të tij. Pas spektaklit, gjatë një bisede me Qetsorin, Olta ka thënë se do të hakmerret ndaj Luizit dhe do t’i nxjerrë nga shtëpia Kiarën. “Ai më nxori Armaldon, unë do t’i nxjerr Kiarën. Do përpiqem shumë”, tha ajo.
Gjatë një interviste televizive, balerini i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, Ilir Shaqiri, ka treguar se e ndjek “Big Brother 2” gjatë primeve dhe nëse do të ishte pjesë e këtij edicioni, do zgjidhte të përballej me Luizin. “E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk…
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Efi Dhedhes, padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi në mediat rozë. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, por ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”. Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik. Mirëpo, në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni…
Gishtat përbëhen nga kocka, midis të cilave ka trupa kyçesh, ligamente, membrana fibroze dhe yndyrë të kyçeve të quajtur lëngu sinovial. Në mënyrë që gishtat të lëvizin më lehtë, përveç yndyrës, në kyçe ka edhe ajër. Kur ka një përqendrim më të madh të ajrit në nyje, dëgjohet një tingull karakteristik me përkulje të papritur të gishtërinjve. Hulumtimet e fundit radiologjike kanë treguar se si rezultat i kërcitjes së gishtave, ligamentet mund të shtrihen, shkruan Verywell Health. Mjeku Karl Krushelnicki paralajmëron se ky zakon në rini mund të rezultojë në dobësim të lëvizshmërisë së duarve dhe ulje të kapjes në…