Një prezantuese amerikane, gjatë transmetimit direkt, ka humbur ndjenjat duke u rrëzuar në tokë. Alissa Carlson Schwartz, meteorologe në “CBS LA”, po jepte parashikimin e motit kur i iku ngjyra e fytyrës dhe u rrëzua.
Në “Facebook”, vetë Schwartz shkroi: “Falemnderit për të gjitha mesazhet dhe telefonatat. Do të bëhem mirë”.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë episod, por diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe në vitin 2014, kur punonte në një televizion tjetër.