Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Te Fundit

    Arkitekti shqiptar që mrekulloi Stambollin

    March 19, 2023

    Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane!

    March 19, 2023

    Belinda Balluku: Fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë, do të nisë nga Shtatori

    March 19, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Facebook Twitter Instagram Vimeo
    HistoriaShqiperise
    Subscribe Login
    • Home
    • AKTUALITET

      Erion Veliaj flet me optimizëm: Tirana sot ndryshe nga 8 vite më parë, kemi rikthyer disiplinën dhe ligjshmërinë

      March 19, 2023

      Shqipëria “hyn në BE” nëpërmjet peshkimit, Gjergj Luca: Lajm i gëzuar miq

      March 19, 2023

      Kryeministri Rama publikon pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë

      March 19, 2023
    • POLITIKË

      Meta takon sipërmarrësit e rinj dhe u propozon: Grante deri në 20.000 euro për bizneset sociale

      March 19, 2023

      Berisha lë ‘gafën’ epike në ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës

      March 19, 2023

      Celibashi lë jashtë Berishën, regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë” për PL, PDK dhe PBDNJ

      March 19, 2023
    • EKONOMI

      Zyrtare nga Bordi: Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në vend

      March 19, 2023

      Ekspertja e ekonomisë: Familjet mesatare nuk ia dalin dot në fund të muajit

      March 19, 2023

      OKB: Çmimet e ushqimeve shënojnë rënie për të dhjetin muaj radhazi

      March 19, 2023
    • KULTURË

      Shuhet në moshën 85 vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare

      March 19, 2023

      34-vjeçari takon vajzën e sapolindur pas 261 orësh në rrënoja: Nga ferri në parajsë

      March 19, 2023

      Kush janë këngëtarët që do të performojnë në Sanremo, mes tyre edhe një shqiptare

      March 19, 2023
      85

      Dubai Properties Review: Sales on An Upswing, Despite Covid-19

      January 14, 2021
    • KURIOZITETE

      Dashuria s’njeh kufi: 90-vjeçari bën 17 km me biçikletë çdo ditë për të vizituar gruan e tij të sëmurë

      March 19, 2023

      Dubai do të marrë një hotel në formën e hënës, një projekt me vlerë 5 miliardë dollarë

      March 19, 2023

      Si të shpëtoni nga akulli në xhamat e makinës në këto mëngjese të ftohta

      March 19, 2023
    • ROZË

      Oltës nuk i del e keqja me Luizin: Më nxori Armaldon, do hakmerrem

      March 19, 2023

      Ilir Shaqiri: Do të përballesha me Luizin në “Big Brother”

      March 19, 2023

      Zbulohet i dashuri misterioz i Efit, çifti “arratiset” për pushime në Tajlandë

      March 19, 2023
    • SHËNDET

      I kërcisni shpesh gishtat? Këto janë dëmet që po i shkaktoni shëndetit tuaj

      March 19, 2023

      Kafeja turke apo espresso, cila është më dëmshme për shëndetin?

      March 19, 2023

      Si ta dalloni nëse niveli i sheqerit në gjak është i ulët apo i lartë

      March 19, 2023
    • DOSJE

      Belinda Balluku: Fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë, do të nisë nga Shtatori

      March 19, 2023

      Artan Lame jep lajmin e mirë për banorët e fshatrave të Tiranës: Kemi regjistruar të gjitha AMTP e ligjshme, rrini të qetë, s’ka më mbivendosje pronash

      March 19, 2023

      Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”, moderatorja do të marrë drejtimin e një spektakli të madh

      March 19, 2023

      Mbasi provokon Aleksandër Vuçiç, dhe poston hartën e Kosovës me flamurin serb, Prishtina “shuplakë” presidentit të Serbisë

      March 19, 2023
    • HISTORI

      Arkitekti shqiptar që mrekulloi Stambollin

      March 19, 2023

      Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane!

      March 19, 2023
    HistoriaShqiperise
    Home»DOSJE»Mbasi provokon Aleksandër Vuçiç, dhe poston hartën e Kosovës me flamurin serb, Prishtina “shuplakë” presidentit të Serbisë
    DOSJE

    Mbasi provokon Aleksandër Vuçiç, dhe poston hartën e Kosovës me flamurin serb, Prishtina “shuplakë” presidentit të Serbisë

    adminBy adminMarch 19, 2023Updated:March 19, 2023No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një incident i rëndë diplomatik ka ndodhur për shkak të një postimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në faqen e tij zyrtare të certifikuar në Instagram është bërë një postim provokues që ka ndezur pakënaqësi dhe reagime të shumta të politikanëve, qytetarëve por edhe të Bashkimit Europian. Vuçiç postoi një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, gjë që është një provokim i hapur në kohën kur e gjithë bota, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke ushtruar presion për avancim në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, me njohjen nga Serbia të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran.

    Postimi i turpshëm i presidentit serb ishte ndjekur nga përshkrimi: “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”, referuar trazirave të marsit të 2004-ës ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë ndërsa qindra të tjerë u lënduan. Vuçiç, këtë e ka konsideruar këtë si masakër ndaj serbëve të Kosovës. Ditën e djeshme, Bashkimi Europian i ka bërë thirrje dy shteteve që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

    “Bashkimi Evropian i ka ftuar gjithmonë të gjithë aktorët politikë në Serbi dhe Kosovë, sikur edhe në pjesë tjera të rajonit, që të angazhohen në veprime dhe deklarata, të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e pajtimit, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit, e jo ta bëjnë të kundërtën” është përgjigjur një zëdhënës i BE-së për REL.

    “Sikur kemi thënë disa herë gjatë viteve të kaluara, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga aktet dhe deklaratat, të cilat kanë efekt të kundërt për normalizimin e raporteve dhe të punojnë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse” ka thënë ky zëdhënësi i BE-së. Ndërsa sh-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj postimit të Vuçiç, duke kujtuar një incident në Bruksel ku ai provokoi sërish. “Duket se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”, tha ajo duke shtuar se i jep të njëjtën përgjigje dhe sot.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj gjestit të pavend të presidentit Vuçiç. Hoti tha se e gjitha kjo tregon qasjen destruktive që ka pasur ai në vazhdimësi në raport me Kosovë, pavarësisht zotimeve për paqe dhe stabilitet.

    “Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë Hoti me anë të një postimi në Facebook.

    Gjithsesi ai ka vijuar se pavarësisht provokimeve nga pala serbe, Kosova vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO. Edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk ka ngelur pa dhënë një reagim në lidhje me ngjarjen. Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda dhe urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Ai thekson se Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-atlantike. Nga politika shqiptare, reagimi fillestar ka qenë nga Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ka shkruar se e gjithë kjo tregon presidenti serb pëlqen papajtueshmërinë. Majko thekson se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.

    “Diplomacia e fotove në Instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, thotë Majko. Sakaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe përçarje.”Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleOltës nuk i del e keqja me Luizin: Më nxori Armaldon, do hakmerrem
    Next Article Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”, moderatorja do të marrë drejtimin e një spektakli të madh
    admin
    • Website

    Related Posts

    Belinda Balluku: Fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë, do të nisë nga Shtatori

    March 19, 2023

    Artan Lame jep lajmin e mirë për banorët e fshatrave të Tiranës: Kemi regjistruar të gjitha AMTP e ligjshme, rrini të qetë, s’ka më mbivendosje pronash

    March 19, 2023

    Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”, moderatorja do të marrë drejtimin e një spektakli të madh

    March 19, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    Our Picks
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Lexo me Teper
    HISTORI

    Arkitekti shqiptar që mrekulloi Stambollin

    By adminMarch 19, 20230

    Një pjesë e mirë e shqiptarëve të kohëve moderne i njohin mrekullitë e arkitekturës otomane.…

    Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane!

    March 19, 2023

    Belinda Balluku: Fasha e energjisë do të jetë 800 kilovat/orë, do të nisë nga Shtatori

    March 19, 2023

    Artan Lame jep lajmin e mirë për banorët e fshatrave të Tiranës: Kemi regjistruar të gjitha AMTP e ligjshme, rrini të qetë, s’ka më mbivendosje pronash

    March 19, 2023

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Your source for the lifestyle news. This demo is crafted specifically to exhibit the use of the theme as a lifestyle site. Visit our main page for more demos.

    We're accepting new partnerships right now.

    Email Us: info@example.com
    Contact: +1-320-0123-451

    Te Fundit
    Komente
      Facebook Twitter Instagram Pinterest
      • Home
      • KULTURË
      • DOSJE
      • KURIOZITETE
      © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

      Sign In or Register

      Welcome Back!

      Login to your account below.

      Lost password?