Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Efi Dhedhes, padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi në mediat rozë. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, por ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.
Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik.
Mirëpo, në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme, po aludohet si i dashuri i saj
Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.
Sakaq, pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj.
Nga ana tjetër, kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip”, pasi Dea e nxorri në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin.